Verdi tha “jo”, Napoli ndjek tre pista të tjera…

Futboll

Verdi tha “jo”, Napoli ndjek tre pista të tjera…

Më: 16 janar 2018 Në ora: 18:50
Gerard Deulofeu

Simone Verdi nuk do të shkojë te Napoli. Sulmuesi anësor, i kërkuar me ngulm nga De Laurentiis, ka zgjedhur të qëndrojë te Bologna për ta mbyllur sezonin me emilianët, duke refuzuar ofertën e kryesuesve të Serie A. Klubet kishin rënë dakord për transferimin e tij, që do të kushtonte 20 milionë euro, por Verdi anuloi gjithçka. Në këto kushte, Napoli ka nisur të mendojë për një tjetër përforcim, që i duhet skuadrës së Maurizio Sarri. Deulofeu, Politano dhe Lucas Moura janë emrat në liste.

Gerard Deulofeu është alternativa e parë. Spanjolli shkëlqeu gjatë gjashtë muajve me Milan në sezonin e kaluar, por u rikthye te Barcelona, ku nuk po aktivizohet. Napoli ofron 20 milionë euro dhe katalanasit mund të pranojnë, teksa pritet përgjigja e lojtarit. Ndërkohë, ka pasur një kontakt edhe me Paris Saint Germain për Lucas Moura. Në këtë rast, braziliani do të huazohej me të drejtë blerje përfundimtare në fund të sezonit për 30 milionë euro. Alternativa e tretë është Politano i Sassuolo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat