Demhasaj shënoi kundër kinezëve

Futboll

Demhasaj shënoi kundër kinezëve

Nga: Kemajl Goca Më: 16 janar 2018 Në ora: 18:54
Shkëlzen Demhasa

Sulmuesi shqiptar, Shkëlzen Demhasaj, po kalon formë të mirë në fazën përgatitore. Ai shënoi për Luzernin, e cila barazoi me rezultat 1:1 në përballje me skuadrën kineze Shanghai Shenhua-n, në ndeshjen miqësore.  Futbollisti nga Kosova shënoi në minutën e 43-të, kur barazoi rezultatin 1:1. 

Skuadra e Luzernit përgatitet për pjesën e dytë të kampionatit, me synime që të sigurojë ekzistencën. Luzerni renditet në vend të parafundit (i 9-ti) me 20 pikë, por me shpresa të mira që të ngjitet sa më lartë në klasifikim.

Prandaj, Luzernin e pret punë e vështirë në pjesën e dytë të kampionatit në luftë për ekzistencë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat