“Kontakte me Benevento-n? Nuk e di as ku është”

Futboll

“Kontakte me Benevento-n? Nuk e di as ku është”

Më: 16 janar 2018 Në ora: 19:06
Benevento

Benevento është i papërmbajtshëm, në fushë dhe jashtë saj. Para ndërprerjes së kampionatit për pushimet e dimrit ka marrë dy fitoret e para në Serinë A dhe ka filluar të ëndërrojë për mbijetesën, ndërsa në merkaton drejtuesit e verdhekuqve kanë filluar të bëjnë blerje, edhe me peshë. Madje, është folur edhe për një transferim të Sergio Canales te Benevento, por menaxheri i mesfushorit të Real Madrid ka përgënjeshtruar gjithçka.

Oscar Ribot, menaxheri i spanjollit që është në pronësi të madrilenëve, ka thënë se: “Benevento? Nuk e di as se ku është!”. Ribot ka shpjeguar se nuk ka marrë asnjë telefonatë nga Benevento, por ka pohuar se ka pasur kontakte me skuadra të tjera të kampionatit italian: “Klube të ndryshëm të Serisë A kanë marrë informacione mbi klientin tim, kontrata e të cilit ne Real është drejt skadencës, por nuk jam kontaktuar nga Benevento”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat