Vidal kërkohet nga Manchester United dhe Liverpool

Futboll

Vidal kërkohet nga Manchester United dhe Liverpool

Më: 17 janar 2018 Në ora: 09:17
Aleix Vidal

Anësori i Barcelonës, Aleix Vidal, mund të largohet në drejtim të Ligës Premier.

Për lojtari është folur në kohën e fundit edhe një interesim për rikthimin te Sevilla.

Vidal e ka parë vetën si rezervën e tretë në klub, pisi para tij luajnë Sergi Roberto dhe Nelson Semedo.

Përveç Sevillës në garë për të është futur edhe Liverpool dhe Manchester United.

Dyshja janë në kërkim të përforcimet të mbrojtjes gjatë dimrit.

Vidal kishte ardhur nga Sevilla, por nuk ka arritur të tregojë formën e duhur te Barcelona për tu bërë pasardhës i Dani Alves ashtu siç është pritur.

Lojtari me gjasë të madhe do të largohet në afatin kalimtar të janarit, pasi kuron kërkon më shumë hapësira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat