Real Madrid ndryshon sulmin, nga BBC në NHL

Futboll

Real Madrid ndryshon sulmin, nga BBC në NHL

Më: 17 janar 2018 Në ora: 09:26
Neymar

"Marca" shkruan se sulmi i Real Madridit nga shkurtesa "BBC" e përbërë nga Benzema, Bale dhe Cristiano, mund të quhet "NHL".

Real Madrid planifikon ndryshime në sulm.

Presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez ka një ëndërr për ta ndërruar treshen e sulmit me transferimin e tre prej futbollistëve më të mirë në botë.

“Marca” shkruan se sulmi i Real Madridit nga shkurtesa “BBC” e përbërë nga Benzema, Bale dhe Cristiano, mund të quhet “NHL”.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar së bashku me mesfushorin e Chelseas, Eden Hazard e golgeterin e Bayern Munichut, Robert Lewandowski janë treshja e super-yjeve e kërkuar nga Perez për transferim në Santiago Bernabeu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat