Spanja vazhdon “luftën e ftohtë” me FIFA-n..

Futboll

Spanja vazhdon “luftën e ftohtë” me FIFA-n..

Më: 17 janar 2018 Në ora: 12:01
Ilustrim

Spanja vazhdon “luftën e ftohtë” me FIFA pasi Federata Spanjolle e Futbollit ka konfirmuar pezullimin nga posti i presidentit për veteranin Angel Maria Villar. Kjo do të thotë se mbetet gjallë kërcënimi për përjashtimin e “demave të kuq” nga kampionatit botëror që do të zhvillohet verën e ardhshme në Rusi. Gjatë muajit të kaluar, TAD (gjykata administrative sportive) mori vendimin në bazë të ankesës së CSD (këshilli sportiv kombëtar) për të larguar ish-presidentin e FIFA-s dhe UEFA-s nga roli që mbante për 29 vitesh si president i RFEF, (federata spanjolle e futbollit).

FIFA ka paralajmëruar Federatën Spanjolle të Futbollit që të mos ndërhyjë politikisht në futboll, sepse sipas tyre CSD (këshilli sportiv kombëtar), që ka hapur çështjen, është hallkë e qeverisë iberike. Nëse FIFA e vërteton diçka të tillë, atëherë Spanja rrezikon të pezullohet nga pjesëmarrja në Kupën e Botës 2018

Vendi i CSD u morr në qershor pasi Villar, ish-mesfushori i Bilbao dhe Spanjës, u arrestua si pasojë e akuzave për korrupsion, të hedhura poshtë prej tij. Ky vendim i konfirmua edhe sot duke shkaktuar kaos në Federatën Spanjolle të Futbollit dhe duke e detyrua presidentin e përkohshëm Juan Luis Larrea të thërrasë zgjedhje të jashtëzakonshme për të gjetur zëvendësuesin e Villar, i cili akuzohet se kishte organizuar një sistem të mirëfilltë nëpërmjet të cilit i kthente fondet e federatës në benefit të tij apo familjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat