Të gjithë flasin mirë për shqiptarin në Itali

Futboll

Të gjithë flasin mirë për shqiptarin në Itali

Më: 17 janar 2018 Në ora: 17:08
Hysaj

Menaxheri i Elseid Hysajt, Mario Xhufredi, duke folur për mikrofonat e Radio Goal në Itali, ka folur edhe për potencialin e madh që shkodrani ka në këmbët e tij.

“Ka vend të paparashikueshëm për përmirësimin e tij. Ai mund të bëjë ende shumë. Unë jam i bindur se Hysaj do i përmirësojë cilësitë e tij, dhe është i destinuar që të bëhet një prej mbrojtësve më të fortë në Europë. Hysaj ka edhe 3 vite të tjera kontratë me ekipin e Napolit, dhe si klubi, ashtu edhe ne, jemi të qetë.” – deklaroi Xhufredi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat