Bujamin Xhemaili i bashkohet Kikës

Futboll

Bujamin Xhemaili i bashkohet Kikës

Më: 17 janar 2018 Në ora: 17:15
Bujamin Xhemaili firmos me Kikën

Skuadra e Kikës nga Hogoshti ka përforcuar radhët e veta. skuadra që garon në Ligën e Parë të Kosovës, ka ambiciet më të mëdha për pranverë.
“Sot edhe zyrtarisht Bujamin Xhemaili është futbollisti më i ri i klubit tonë!
Xhemaili vjen nga skuadra e KF Bashkimi (K) dhe bëhet transferi i tretë në këtë afat kalimtar që vishet bardh dhe kaltër, gjatë ditëve në vazhdim pritet të prezantohen edhe prurje të tjera”, bëhet e ditur nga KF Kika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat