PSG fiton 8:0, Neymar shënon katër gola

Futboll

PSG fiton 8:0, Neymar shënon katër gola

Më: 17 janar 2018 Në ora: 23:16
Neymar

PSG ka vazhduar ecurinë e fitoreve në Ligue 1, duke deklasuar Dijonin me rezultat të thellë 8:0

Skuadra e PSG nuk ka të ndalur në kampionatin francez Ligue 1, ku po i poshtëron skuadrat javë pas jave.

Viktima e rashës ishte Dijon, e cila u deklasua me rezultat të thellë 8:0.

Katër gola i shënoi sulmuesi brazilian Neymar, ndërsa golat e tjerë u shënuan nga Di Maria dy, Cavani dhe Mbappe nga një.

Pas kësaj fitoreje PSG mban vendin e parë më 56 pikë pas 21 ndeshjeve, 11 më shumë se sa Lyon në vendin e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat