“Refuzuam Alexis Sanchez pasi do të na shkatërronte dhomat e zhveshjes”

Futboll

“Refuzuam Alexis Sanchez pasi do të na shkatërronte dhomat e zhveshjes”

Më: 18 janar 2018 Në ora: 00:00
Alexis Sanchez

Bayern Munich u tërhoq nga negociatat e kontratës së Alexis Sanchez verën e kaluar pas kërkesave të tepruara të lojtarit i cili kërkonte një rrogë javore të çmendur, një dëshirë që mesa duket është gati t’ia përmbushë Manchester United.

Këtë e ka rrëfyer media gjermane.

Sulmuesi i Arsenal ka qenë në qendër të vëmendjes me spekulimet për transferimit të tij që kanë arritur kulmin dhe ai pritet të zyrtarizohet si blerja e re e Djajve të Kuq ditën e enjte.

Manchester City pritej të nënshkruante me sulmuesin kilian por Arsenal refuzoi ta lironte lojtarin në verë pasi nuk ishte në gjendje të gjente një zëvendësues.

Interesi i City-t u ndez sërish në fillim të vitit por ish-sulmuesi i Barcelona-s mesa duket tashmë ka zgjedhur t’i bashkohet rivalëve të të njëjtit qytet Manchester United.

Djajtë do të paguajnë shumën €380,000 në javë për lojtarin, një rrogë e cila është refuzuar nga Bayern.

Një rrogë e tillë do të hapte probleme në skuadrën e Bayern. Drejtuesit kishin frikë se ardhja e tij do të shkatërronte marrëdhënien e lojtarëve në dhomat e zhveshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat