Shkon Ronaldo, vjen Neymar!?

Futboll

Shkon Ronaldo, vjen Neymar!?

Më: 18 janar 2018 Në ora: 10:51
Shkon Ronaldo, vjen Neymar!?

Ish presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon, ka hedhur edhe ai hipotezat e veta me fatin e sezonit të ardhshëm për Realin e Madridit. Ai beson se klubi po kërkon ta shes Cristiano Ronaldon për ta marr Neymarin nga Paris Saint-Germain.

“Neymar? Kjo është një strategji e zgjuar që klubi do të vazhdojë ta ndjekë për ta larguar vëmendjen nga problemet aktuale të ekipit në fushë”.

“Ata duan t’u shesin ëndrra tifozëve dhe t’i përqendrojnë vëmendjen e tyre në këtëtransferim, por unë e shoh si një lëvizje që mund të bëhet e mundur”.

“Unë besoj se ata e kanë qëllimin për të ardhmen që ta ofrojnë Neymarin dhe ta largojnë Cristianon”.

“Ata duan të dinë se çfarë do të mendojnë tifozët dhe pastaj do të marrin vendime bazuar në këtë”, ka thënë Calderon për Le Parisien.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat