Takaj e konfirmon: Jashanica do të shitet,

Futboll

Takaj e konfirmon: Jashanica do të shitet,

Më: 18 janar 2018 Në ora: 11:09
Ardjan Takaj

Pavarësisht se ekipi është në Antalia duke vijuar përgatitjet për rifillimin e kampionatit, president i Skënderbeut, Ardjan Takaj, prej tri ditësh është larguar nga Turqia dhe ka vendosur të qëndrojë në Korçë. Numri një i klubit të Skënderbeut, në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, komenton gjendjen e skuadrës, në afatin kalimtar, etj.

Flitet shumë për largimin e Jashanicës dhe Nimagës. Ka pasur oferta konkrete për këta dy futbollistë?

Sigurisht që po, janë këta lojtarët që ju përmendët, të cilët kanë marrë oferta nga ekipe të ndryshme që tashmë dihen. Ofertat janë konkrete dhe ne jemi në fazën e vlerësimit të tyre. Pra, që do të thotë, jemi duke gjykuar vlerën monetare që Skënderbeu do të përfitojë nga transferimi i tyre. Kjo besoj se është pika ku një klub duhet të veprojë me shumë kujdes.

E konfirmoni faktin se për kartonin e Jashanicës kërkoni 500 mijë euro?

Shifrat për momentin duam të mos i bëjmë publike, pasi nuk është në të mirë të tratativës. Është një shifër e përafërt me këtë që ju thatë, por mund të jetë edhe pak më e lartë se kjo. Gjithsesi, e përsëris, po shohim ofertat konkrete.

E dëmton ekipin largimi i qendërmbrojtësit që ka mbajtur peshë të madhe vitet e fundit në ekip?

Ne nuk do të bëjmë asgjë që të dëmtohet ekipi, por do të punojmë me kujdes që ekipi të jetë po ky që është. Alternativat në mbrojtje nuk na mungojnë, por unë e përsëris se nëse shesim dikë, klubi do të dijë të afrojë një lojtar potencial për të mbyllur hapësirën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat