Pique mbetet në Barcelonë për disa vite

Futboll

Pique mbetet në Barcelonë për disa vite

Më: 18 janar 2018 Në ora: 11:32
Pique

Pique do të vazhdojë të luajë me Barcelonën deri më 30 qershor 2022. Lojtari i Barçës ka vazhduar kontratën e tij për katër sezone të tjera dhe do të ketë një klauzolë përfundimi të saj prej 500 milionë eurosh. Piqué ka luajtur për momentin 421 ndeshje me Barcelonën, duke shënuar 37 gola. Përveç kësaj, ai ka fituar gjithçka, që mund të fitojë në nivel të klubit, me Barçën: 3 Liga të Kampionëve, 6 La Liga, 5 Kupa Mbretit, 5 Superkupa Spanjolle, 3 Superkupa Europiane dhe 3 Botëror për Klubet. Piqué arriti te Barcelonë në vitin 1997, me vetëm 10 vite mbi supe. Në vitin 2004, ai u largua nga shtëpia për të shkuar te Manchester United, ku fitoi përvojë duke luajtur në Premier League. Në verën e vitit 2008, në sajë të Pep Guardiolës, Piqué u kthye te Barça si mbrojtës qendror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat