Ku po shkon Mario?

Futboll

Ku po shkon Mario?

Më: 18 janar 2018 Në ora: 11:59
Joao Mario

Sipas radios RMC Sport, portugezi është në negociata për një huazim te West Ham United. Klubit nga Milano tashmë i ka humbur durimi dhe janë të gatshëm të pranojnë çfarëdo ofertë për largimin e tij.

Joao Mario bëri paraqitje të mira me Përfaqësuesen e Portugalisë në Euro 2016 dhe kjo i kushtoi Interit mbi 40 milionë euro për ta transferuar atë nga Sportingu, ai nuk ka arritur të gjejë vetën në futbollin italian.

Portugezi tashmë ka refuzuar një kalim te Watfordi, ndërsa West Hami i duket një mundësi më e pranueshme. Inter dëshironte gjithashtu që ta përfshinte në ndonjë marrveshje shkëmbimi por asgjë nukështë arritur deri më tani. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat