Marotta: Dybala nuk largohet, për Emre Can ka shumë konkurrencë

Futboll

Marotta: Dybala nuk largohet, për Emre Can ka shumë konkurrencë

Më: 18 janar 2018 Në ora: 13:14
Paolo Dybala

Drejtori sportiv i Juventusit, Beppe Marotta, ka deklaruar sot se nuk ka asnjë shans që sulmuesi argjentinas Paolo Dybala të largohet nga skuadra në merkaton e janarit. “Pa asnjë dyshim do të qëndrojë te Juventusi. Ne e largojmë një lojtar vetëm kur ai na e  kërkon një gjë të tillë dhe kjo gjë nuk ka ndodhur. Ndaj ju konfirmoj se Paolo është dhe do të qëndrojë në Torino”, u shpreh Marotta.

Për sa i përket të ardhmes së mesfushorit gjerman Emre Can, që mund të vijë te Juventusi verën e ardhshme, Marotta shtoi: “Është një lojtar i mirë dhe për ne është një mundësi e artë për ta marrë. Javët në vijim do të intensifikojmë bisedimet. Është një futbollist që i skadon kontrata, ndaj rregullat na lejojnë të bisedojmë me lojtarin dhe menaxherin e tij. Konkurrenca është e madhe, por aim und të qëndrojë edhe te Liverpool”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat