Shqipëria e Panuçit vazhdon të ngjitet lart në arenën ndërkombëtare. Në renditjen e fundit që FIFA ka publikuar për ekipet kombëtare në muajin e fundit, Shqipëria ndodhet e 60-ta, duke u ngjitur dy pozicione.
Renditjen e kryeson prej kohësh Kombëtarja e Gjermanisë, që ndiqet nga Brazili dhe Portugalia. Ndërsa përfaqësuesja kosovare vazhdon rënien, pasi ka humbur një pozicion dhe tani renditet në vendin e 178-të.