Kosova humb një pozitë në FIFA

Futboll

Kosova humb një pozitë në FIFA

Më: 18 janar 2018 Në ora: 14:09
Pamje nga një ndeshje

Kosova ka rënë për n jë pozitë në renditjen më të re të FIFA-s, ndonëse nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje që nga muaji nëntor.

Tani Kosova zë pozitën e 178-të, me 97 pikë. Ndërkohë, Shqipëria ka fituar dy pozicione  dhe tashmë nga vendi i 62-të, klasifikohet në të 60-ën, me 553 pikë. Kjo ngjitje e kuqezinjve vjen si rrjedhojë e rënies drastike të Haitit, por edhe humbjes së pikëve të Bregut të Fildishtë. Sa u përket renditjes së 10 skuadrave më të mira, nuk ka asnjë ndryshim. Kryeson Gjermania, e ndjekur me radhë nga Brazili, Portugalia, Argjentina, Belgjika, Spanja, Polonia, Zvicra, Franca dhe Kili. Edhe në këtë rast mos ndryshimi në top-10-she shpjegohet me mungesën e ndeshjeve të kombëtareve gjatë kësaj periudhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat