Lopez: Inter, një ëndërr

Futboll

Lopez: Inter, një ëndërr

Më: 18 janar 2018 Në ora: 15:42
Lopez: Inter, një ëndërr

Qendërmbrojtësi Lopez, i është bashkuar Zikaltërve në formë huazimi nga Benfica, me një opsion për blerje përfundimtare në fund të sezonit.

“U lumturova që në fillim, shpresoja që kjo ëndërr të realizohej,” shprehet Lopez në një intervistë me tifozët në Facebook, kur pyetet për transferimin e tij.

“Gjithçka ndodhi shumë shpejtë, e dija që do vija kur agjenti më tha që gjithçka është në rregull.

“Inter është një nga klubet më të mirë në botë, ëndërroja të vija këtu kur isha fëmijë dhe falë Zotit jam këtu.

“Gjithçka qenë shumë i gëzuar në ditët e fundit, të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm. Ndihem si në një familje të bukur dhe jam krenar.

“Dua të ndihmoj ekipin të arrijë objektivat, nuk jemi shumë larg nga vendi i parë dhe shpresojmë të kualifikohemi në Champions League”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat