Skënderbeu e mbyll me fitore

Futboll

Skënderbeu e mbyll me fitore

Më: 18 janar 2018 Në ora: 17:10
Skënderbeu

Skënderbeu e mbyll me fitore miqësoren e fundit gjëta fazës përgatitore dimërore në Antalia të Turqisë. Formacioni i Ilir Dajës iu imponua 2-1 skuadrës së Premier League-s së Kazakistanit Aktobe. Ajo që bie në sy në këtë test është fakti që Emiljano Vila, i mbërritur ditët e fundit në kampin korçar pas largimit nga Partizani ka debutuar me gol, duke zhbllokuar këtë takim që në minutën e 16-të. Mesfushori durrsak e nisi ndeshjen titullar së bashku me Shehin, Vangjelin, Radasin, Jashanicën, Micin, Osmanin, Lilajn, Muzakën, Gavazajn dhe James. Kundërshtarët kazakë arritën të barazonin në pjesën e dytë, por në minutën e 81-të, Demte, një nga lojtarët e hedhur në fushë si zëvendësues, realizoi golin e fitores për Skënderbeun në këtë miqësore të fundit, para kthimit në Shqipëri. Kjo ishte miqësorja e katërt e Skënderbeut në Antalia, ku më parë kishte arritur të merrte 2 humbje dhe një barazim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat