Shpërthejnë motrat e Ronaldos

Futboll

Shpërthejnë motrat e Ronaldos

Më: 18 janar 2018 Në ora: 17:14
Shpërthejnë motrat e Ronaldos

Cristiano Ronaldo nuk po kalon një moment të lehtë. Golat e pakët në këtë sezon (16 në total, 4 në La Liga), zhgënjimi i përfolur nga premtimet që nuk janë mbajtur nga presidenti Perez mbi rritjen e rrogës dhe zërat që flasin për një dëshirë të tijën për t’u kthyer tek United janë fotografia e situatës në të cilën ndodhet Topi i Artë. Kështu, në këtë moment vështirësie, familja e tij ka vendosur t’i shkojë në ndihmë. Motrat Katia dhe Elma kanë kërkuar ta ngushëllojnë në mënyrën e tyre në Instagram, duke i bërë thirrje që të rezistojë.

Ky ka qenë mesazhi i Katia-s: “Kur erdhe në Lisbonë në moshën 12 vjeç, i mbushur me lot dhe shpresa, thanë se ishe vetëm një tjetër djalosh nga Madeira. Në më pak se pesë vite ke luajtur me ekipin e parë të Sporting. Kur ke luajtur ndeshjet e para me ekipin e parë, kanë thënë se ishe vetëm një talent i ri dhe pak muaj më vone ke nënshkruar me United. Kur shkove në Angli, thanë se ishe vetëm një premtim. Në gjashtë sezone ka realizuar 118 gola. Kur të mori Real Madrid, kanë thënë se ishe vetëm një emër për të shitur fanella. Nga 2009-a, ke shënuar 422 gola në 418 ndeshje dhe ke thyer çdo rekord që mund të thyeje me klubin. Kur ke marrë Topin e Artë për herë të parë në 2008-ën, kanë thënë se do të ishte i fundit. Ke fituar katër të tjerë. Kur u bëre kapiteni i kombëtares, kanë thënë se ishe një tjetër kapiten pa karakter, pa cilësitë e duhura për të udhëhequr ekipin, në 2016-ën u bëre portugezi i parë që fitonte një Europian”.

Në fund, nuk kanë munguar edhe thumbimet ndaj atyre që kanë kritikuar yllin e Real Madrid: “Tani që nuk shënon më si një alien, thonë se je një futbollist në fundin e karrierës. Pothuajse i mbaruar. Mos u shqetëso, kur të fitosh trofeun e radhës ose të realizosh një tjetër gol vendimtar, do t’i shohësh të gjithë që shikojnë lart drejt teje. Kjo është ajo që mbetet nga këta njerëz të shkretë”.

Në të njëjtën vijë ka qenë edhe mesazhi i motrës Elma, e cila ka shkuar: “Dashuria e jetës sime, do t’i përgjigjesh të gjithëve në momentin e duhur. Zoti e di se ku, dhe në momentin e duhur do të shohim se kush ka rënë me të vërtetë. Je i përzgjedhur nga Zoti dhe të gjithë do ta shohin, do të jetë në krahun tënd deri në frymën e fundit. Je mbreti im, heroi im”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat