A duhet të angazhohen si këshilltarë të selektorit: Shosholli, Maxhuni, Kozniku, Prekazi, Sokoli, Mehmeti, Kosumi, Paçarada?

Futboll

A duhet të angazhohen si këshilltarë të selektorit: Shosholli, Maxhuni, Kozniku, Prekazi, Sokoli, Mehmeti, Kosumi, Paçarada?

Nga: Kemajl Goca Më: 18 janar 2018 Në ora: 18:28
Pamje nga një ndeshje

Debate

Kosova ka një numër të madh të trajnerëve, disa në pension e disa aktivë, por që janë me përvojë të madhe dhe që dijen e tyre duhet ta shfrytëzojmë për të ardhmen. Mosha nuk ka rëndësi, sa ka peshë dija e një trajnerit me përvojë pavarësisht se a i ka mbi 70 vjet apo është më i ri! Selektori të kombëtares së Kosovës, pavarësisht se cili do të emërohet në të ardhmen, pa dyshim se i duhen këshilltarë që e njohin fortë lojën e futbollit sidomos lojtarët që luajnë anekënd botës.

E para, dy apo tre këshilltarë të jenë afër tij, do të ishte një pasuri edhe për kokën e tij, sepse ka raste, se ndihma e këshilltarit është tepër e nevojshme. Kosova ka trajnerë me përvojë të hatashme, duke u nisur nga Ajet Shosholli, që ka qenë kryetrajner në ish ligën federative të shtetit që nuk ekziston më, Jugosllavia, po ashtu edhe Hysni Maxhuni.

Në fakt, përveç Shoshollit e Maxhunit, janë Ramadan Cimili, Erdogan Celina, me përvojë të madhe, ndërsa Abaz Kosumi ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme si trajner, pastaj Luan Prekazi.

Ndërkaq, me portierë do të ishte e domosdoshme t’i kishim të angazhuar edhe Esad Mehmetin e Shukri Paçaradën, dy ish portierët e shquar!  Bylbyl Sokoli ka një karrierë të shkëlqyeshme si trajner dhe një kohë ish selektor i Kosovës. Krahas këtyre emrave, edhe Afrim Tovërlani apo trajneri i brezit të ri, do të ishte shumë i frytshëm, sepse është 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat