Xhaka: E njoh Mkhitaryanin

Futboll

Xhaka: E njoh Mkhitaryanin

Më: 18 janar 2018 Në ora: 19:02
Xhaka

Kiliani Alexis Sanchez me gjasë do të largohet nga skuadra e Arsenalit, kështu raportohet nga mediat ndërkombëtare. Mesfushori ofensivë, Granit Xhaka, anëtar i Arsenalit, për ‘Sky Sports’, ka thënë: "Ne jemi njerëz dhe lexojmë çdo ditë nga ato që shkruhet.  Do të isha i lumtur nëse Sanchez qëndron me ne. Pa marrë parasysh se çfarë do të ndodh ne duhet marrim shembull nga ai pasi gjithmonë jep më të mirën në stërvitje dhe në ndeshje”. Ai flet edhe për afrimin e mundshëm të Henrik Mkhitaryan te Arsenali: “Unë e njoh Mkhitaryanin nga Bundesliga por edhe jemi përballur disa herë në kampionatin anglez. Ai është një lojtar i shkëlqyer por nuk mund të them më shumë pasi nuk e di nëse do të vije ose jo”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat