Eminhaziri: Prioritet i Gjilanit është Kupa

Futboll

Eminhaziri: Prioritet i Gjilanit është Kupa

Nga: Kemajl Goca Më: 18 janar 2018 Në ora: 19:17
Isa Eminhaziri

Stinori pranveror pritet me ankth nga disa skuadra, për faktin se nuk e kanë qetësinë, sepse sa janë afër kreut të tabelës aq edhe pozitës që mund t’i shpie në barazh për ta siguruar mbijetesën në elitën e futbollit. Megjithatë, Gjilani ka ambicie konkrete: ta fitojnë Kupën e Kosovës dhe të sigurojnë një vend në garat evropiane.

Sulmuesi Isa Eminhaziri, ka deklaruar se kushtet për stërvitje janë shumë të mira, duke iu falënderuar edhe kohës së mirë, deri me tash nuk ka pasur reshje të mëdha të borës. “Normal koha është e mirë, e cila na mundëson që stërvitjet t’i bëjmë në ambiente të hapura. Ky është një lehtësim i madh dhe shpresojmë të mbajmë edhe ndonjë ditë kjo kohë e mirë, para se të shtegtojmë diku jashtë vendit”, thotë për gazetën kombëtare “Bota sot”, Eminhaziri.

Futbollisti premton se Gjilani do të jetë edhe më i fortë për pranverë: “Gjilani do të jetë më i fortë se deri tani, nuk do të dorëzohemi deri në fund për kampionat, duke marrë parasysh që nuk ka dallim të madh me pikë nga vendi i parë. Ambiciet e klubit janë dalja në Evropë dhe prioriteti është Kupa”.  A shpresonin se keni forcë ende për titull? “Derisa matematika na...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat