“Neymar është në një burg të larë me flori te PSG”

Futboll

“Neymar është në një burg të larë me flori te PSG”

Më: 18 janar 2018 Në ora: 22:57
Neymar

Donator Di Campli, ish-agjenti i Marco Verratti-t, ka kritikuar rëndë mesfushorin tailain në Tuttosport dhe thotë se te PSG ka përjetuar eksperiencën më të shëmtuar të jetës së tij.

Sipas agjentit, 25-vjeçari tregoi zero mirënjohje. “Për mua Verratti nuk ekziston. Problemi nuk është se luftova me një klub, por luftova me një shtet. Më kanë hedhur tutje sikur të isha një copë leckë,” shprehet ai.

Duke folur për largimin e mundshëm të Neymar, me Real Madrid që raportohet të jetë shumë i interesuar të thyejë rekordin e shumës 222 mln euro të paguara për të nga PSG.

“Askush nuk do ta lëvizë Neymar nga Parisi. Kjo vlen edhe për të tjerët. Skuadra ka më shumë potencial se të tjerët dhe lojtarët qëndrojnë në një burg të bërë prej floriri nga i cili nuk duan të largohen pasi kontratat e tyre janë të pamundura për t’u prishur nga të tjerët.

Dhe kështu qëndrojnë, megjithëse Ligue 1 është një kampionat kukullash teksa ka vetëm një klub.”

E njëjtë është situata me Pastore-n, megjithëse Emery e ka aktivizuar shumë pak. “Kam qenë edhe në pushime me Pastore, ai është djalë i mirë. Dhe duket që po e shqetëson fakti që luan kaq pak, por me kontratat që janë në Paris…”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat