Besa “blen” një ekip të ri

Futboll

Besa “blen” një ekip të ri

Më: 19 janar 2018 Në ora: 11:37
Besa “blen” një ekip të ri

Në miqësoren e fundit ndaj Bylisit, të gjithë panë një Besë krejtësisht të ndryshuar. Afrimet e janarit kanë prekur të gjitha repartet, që nga porta ku tashmë është Festim Miraka e deri në majën e sulmit me Onuh. Rezultatet mjaft të dobëta të periudhës shtatordhjetor zhgënjyen plotësisht presidencën dhe stafin dhe kjo solli ndërhyrje radikale në merkato.

Gjithçka nisi me largimet e portierëve Ariol Kaloshi e Marat Rexhepaj e për të vazhduar me Erand Hoxha, Ervis Kaja, Mario Morina, Enea Isufi, Aldo Dervishi, Xhino Ngjela dhe Emrush Kaloshin. Dhe në vend të tyre u ofruan Festim Miraka, Idakvo Dikson, Brunild Naçi, Alfred Deliallisi, Brixhild Brahimaj, Mikel Hoxha, Armand Pasha, Bler Thaçi, Fatjon Bushati, Çinonso Onuh dhe Vial Mahmutaj. Një formacion i plotë me futbollistë të afruar te kavajasit në këtë merkato janari.

NDRYSHIMET – Në këto kushte, nga formacioni që mbylli 2017-ën, në miqë- soren e së mërkurës ndaj Bylisit, bënin pjesë vetëm dy lojtarë, mbrojtësi Skerdilaid Perja dhe mesfushori Meglid Mihani. Trajneri Bledar Sinella ka riformatuar në masën 90% formacionin verdhezi. Një revolucion i plotë nga porta, në sulm me futbollistë të rinj.

Futbollistët e ardhur nuk janë më 19-vjeçarë që synonin të mësonin futbollin në Kavajë, por futbollistë, që kanë përvoja në klube të ndryshme në Superiore dhe Kategorinë e Parë. Ky grup pritet të jetë siguria dhe garancia që në pjesën e mbetur të kampionatit, kavajasit të mos e llogarisin përfshirjen në 5-shen e parë e që më pas të luftojë për ngjitjen në elitë.

[Besa2]

Presidenca dhe stafi, përtej këtij objektivi, kanë synuar që mbi 90% e futbollistëve të kenë kontrata mbi 1 vit e gjysmë, çfarë do të thotë se, tashmë Besa nuk ka nevojë të zhvillojë kurse stërvitore si në çdo prag sezoni me adoleshentë, por të krijojë një grup për vazhdimësinë.

Sipas gjasave, ky ekip do të jetë një prej pretendentëve për rikthimin në Superiore në sezonin e ri. Pasi për këtë aktualin duket shumë e vështirë të arrihet kjo, duke parë diferencën që ka skuadra me kreun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat