Falimenton

Futboll

Falimenton

Më: 19 janar 2018 Në ora: 11:42
Vicenza

Një gjykatë italiane e ka shpallur të falimentuar klubin e Serie C, Vicenzan,  duke i dhënë kështu fund historisë së saj 115-vjeçare.

Futbollistët e Vicenzas nuk janë paguar që prej shtatorit të vitit të kaluar, dhe si pasojë janë futur në grevë në muajt e fundit.

Sot, një gjykatë edhe formalisht e shpalli të falimentuar klubin, që do të thotë se klubi do t’i kalojë një administruesi të besuar.

Kështu, Vicenza do të përjashtohet nga Serie C, dhe do të ketë kohë deri në fillim të sezonit të ardhshëm t’i gjejë palët e interesuar për ta formuar klubin e ri.

Kontrolli i emrin dhe historisë së klubit do t’i kalojë kryetarit të komunës së Vicenzës, të cilit do t’i duhet të gjejë pronarë të rinj për ta formuar një klub feniks, i cili mund të futet në Serie D, top ligën amatore.

Vicenza është klubi i dytë që falimenton brenda dy muajve, pas klubit të Serisë C, Modenas, i cili falimentoi në nëntor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat