Wenger: Largimi i Van Persiet më i rëndë sesa ai i Sanchez

Futboll

Wenger: Largimi i Van Persiet më i rëndë sesa ai i Sanchez

Më: 19 janar 2018 Në ora: 13:19
Arsene Wenger

Trajneri i Arsenalit është pajtuar me faktin që Alexis Sanchez do të largohet nga skuadra.

Arsene Wenger ka treguar se largimi i Alexis Sanchez nuk do të jetë aq i vështirë për t’u pranuar nga ai sikurse ishte ai i Robin van Persiet i cili në vitin 2012, la ‘Topçinjtë’ për t’iu bashkuar Manchester Unitedit.

Francezi beson se tashmë gati të gjithë janë pajtuar me faktin se sulmuesi kilian nuk e ka ndërmend ta rinovojë kontratën me klubin, ndryshe nga Van Persie për të cilin, Wenger kishte shpresuar deri në momentin e fundit, por ai më pas kishte njoftuar se do të largohej në drejtim të United.

“Pothuajse të gjithë tifozët e Arsenalit e dinë se Sanchez nuk do ta zgjasë kontratën”, ka thënë Wenger.

“Jemi pajtuar me faktin se ai nuk do të qëndrojë. Ne po e humbin një lojtar, por po e fitojmë një tjetër. Mendoj se njëri do ta zëvendësojë tjetrin”.

“Ne e morëm Van Persien kur ai po luante në ekipin rezervë të Feyenoordit. Kemi punuar gjatë më të. Është e vështirë të pajtohesh kur e sjell një lojtar në nivele kaq të larta dhe ai largohet”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat