Në histori

Futboll

Në histori

Më: 19 janar 2018 Në ora: 16:42
Diego Simeone

Ndeshjet kalojnë dhe Diego Simeone vazhdon të bëjë histori tek Atlético Madrid, si trajner. Argjentinasi do të festojë sërish kundër Girona. Sepse nesër, “El Cholo” do të rrumbullakosë 350 ndeshje zyrtare në drejtimin e “timonit” të “rojiblanco”. Rinovimi i tij i fundit, në fillim të sezonit dhe deri në vitin 2020, i la kohë të vazhdojë ta zgjerojë këtë numër lojrash. Ai është tashmë një legjendë në stolin e Atlético Madridit, por edhe të La Liga-s së Spanjës. Përpara ka vetëm pesë teknikë, që kanë qenë me kohë më të gjatë se ai në të njëjtën skuadër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat