Draxler largon zërat e merkatos: Nuk iki nga PSG

Futboll

Draxler largon zërat e merkatos: Nuk iki nga PSG

Më: 20 janar 2018 Në ora: 17:00
Julian Draxler

Objektivi i Arsenal në merkato, Julian Draxler ka deklaruar se nuk ka ndërmend të largohet nga Paris Saint-Germain, as gjatë verës së ardhshme. Prej katër vitesh, londinezët ndoqën sulmuesin gjerman dhe në verën e kaluar bënë një ofertë për 24-vjeçarin, si zëvendësuesi ideal i Alexis Sanchez. Në verën e ardhshme, kur pas Sanchez edhe Mesut Ozil do të largohen nga “Emirates Stadium”, Draxler ishte identifikuar si përforcimi ideal nga Wenger, sidomos duke parë se ai nuk po gjej vendin e titullarit te PSG, pasi Neymar dhe Mbappe kompletojnë treshen e sulmit me Edinson Cavani.

Gjithsesi, Draxler pohon se nuk ka ndërmend të largohet nga PSG. “Nuk mendoj të largohem nga klubi gjatë janarit apo në verën e ardhshme, – tha gjermani, që u transferua nga Wolfsburg në Ligue 1, gjatë janarit 2017. – Jam në mes të sezonit me Parisin dhe jam i përqendruar te objektivat që kemi. Nuk ka rëndësi nëse jam titullar apo jo. Padyshim që në të ardhmen mund të largohem, por jo tani, pas disa vitesh. Nëse klubi nuk më nxjerr në merkato, nuk do të largohem nga PSG.” Bayern Munich dhe Liverpool janë gjithashtu të interesuar për Draxler, që ka luajtur vetëm dy nga gjashtë ndeshjet e PSG në Champions.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat