Arrihet marrëveshje edhe mes Mkhitaryan dhe Arsenalit

Futboll

Arrihet marrëveshje edhe mes Mkhitaryan dhe Arsenalit

Më: 20 janar 2018 Në ora: 23:14
Henrikh Mkhitaryan

Mesfushori i Manchester Unitedit, Henrikh Mkhitaryan, është pajtuar t’i bashkohet Arsenalit, me Alexis Sanchezin që do të shkojë në drejtimin e kundërt në bazë të një marrëveshjeje shkëmbimi direkt.

Përfaqësuesi armen, 28-vjeçar, do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore të dielën, pra nesër, dhe të hënën pasi dokumentacioni për transferimin e tij është kompletuar sot, raporton BBC.

Detaje rreth kontratës dhe pagës së tij me Arsenalit ende nuk janë bërë publike.

Nërkohë, sot më herët është arritur marrëveshja edhe mes Alexis Sanchezit dhe Manchester Unitedit, me kilianin që është pajtuar të nënshkruajë kontratë katërvjeçare e gjysmë me pagë javore 510.000 euro.

Manchester United do t'ia paguajë Arsenalit edhe 39 milionë euro në bazë të marrëveshjes së arritur për dy lojtarët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat