Atalanta-Napoli, “azurrët” nuk mund të gabojnë

Futboll

Atalanta-Napoli, “azurrët” nuk mund të gabojnë

Më: 21 janar 2018 Në ora: 08:13
Napoli

Atalanta, pasi ka arritur të ngjitet deri në vendin e shtatë të renditjes para ndërprerjes së kampionatit, do të kërkojë të vërë në vështirë kryesuesit e Serisë A, Napoli-n mesditën e së dielës (12:30). Për sa i takon lojtarëve të Maurizio Sarri-t, ata nuk mund t’i lejojnë vetes asnjë gabim, duke parë se Juventus, që mban vendin e dytë në renditje, është vetëm një pikë larg.

Edhe pse napolitanët luajnë në Europa League, pas eliminim në fazën me grupe të Champions League, ata janë të përqendruar te lufta për titull në kampionat. Hysaj me shokë e dinë mirë se do të përballen me një kundërshtar të vështirë, që i ka krijuar atyre probleme në të kaluarën.

Në fakt, Atalantaka fituar dy ndeshjet e kampionatit që ka luajtur sezonin e kaluar kundër “axurrëve” dhe Napoli ka humbur tre nga katër takimet e fundit që ka luajtur kundër zikaltërve në të gjitha kompeticionet. Për më tepër, miqtë kanë fituar vetëm dy nga tetë ndeshjet e fundit që kanë luajtur në fushën e Atalanta-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat