Lazio pret Chievo-n, veronezët kanë humbur 3 transfertat e fundit në Serinë A

Futboll

Lazio pret Chievo-n, veronezët kanë humbur 3 transfertat e fundit në Serinë A

Më: 21 janar 2018 Në ora: 09:07
Lazio pret Chievo

Lazio do të synojë të mbrojë vendin e katërt në renditjen e kampionatit italian, por edhe ta përmirësojë këtë pozicion. Bardhekaltrit kanë një avantazh prej 1 pike ndaj Roma-s dhe janë dy pikë larg Inter-it, me këto dy të fundit që do të ndeshen të dielën në mbrëmje në “San Siro”.

Kështu, lojtarët e Simone Inzaghi-t do të kenë mundësinë të përfitojnë nga çdo rezultat që mund të dalë nga përballje e Milano-s, në rast se do të marrin tri pikët kundër Chievo-s, që do të paraqitet në këtë ndeshje me dy barazime dhe tri humbje të pësuara në pesë ndeshjet e fundit të kampionatit. Ndërkohë, Lazio nuk ka arritur të fitojë vetëm 1 nga 11 ndeshjet që ka luajtur në këtë sezon kundër skuadrave që kanë pasur një pozicion më të ulët në renditje.

Nga ana tjetër, Chievo ka pësuar tri humbje në tri ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur në transfertë dhe nuk fiton në Serinë A që nga nëntori. Lojtari kyç i ndeshjes pritet të jetë sulmuesi i vendasve, Ciro Immobile, i cili kryeson renditjen e golashënuesve me 20 gola. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat