Osmani: Garat duhet të jenë të rregullta

Futboll

Osmani: Garat duhet të jenë të rregullta

Më: 21 janar 2018 Në ora: 12:37
Pamje nga ligjërimi

Mbi 500 futbollistë të moshës 13 deri 19 vjeçare, trajnerë e gjyqtarë të rinj dhe vëzhgues me ligjëratat në rajonin e Pejës dhe Gjakovës, kanë nisur aktivitetin dhe fushatën e FFK-së për vetëdijesimin dhe në parandalimin e kurdisjeve dhe dukurive negative në futbollin e Kosovës. Kështu që z. Ejup Osmani zyrtar për integritet i ndihmuar edhe nga zyrtari për TI në FFK, z. Dardan Sadiku sot ka ligjëruar para futbollistëve të rinj, trajnerëve, gjyqtarëve të rinj të Pejës dhe Gjakovës. Zyrtari për integritet i FFK-së, z. Ejup Osmani ka folur para të rinjve se sa rëndësi u jep FFK-ja dhe sa është me rëndësi roli i tyre në mbarëvajtjen e garave, për mbrojtjen dhe mënjanimin e dukurive negative me theks të veçantë për të parandaluar manipulimet dhe trukimet e ndeshjeve. Tutje z. Osmani tha se garat duhet të jenë të rregullta në frymë sportive, duke ju bërë ballë presioneve të ndryshme nga manipulatorët, paraja e të cilëve është e pistë dhe vjen nga krimet, droga dhe marifetllëqët e ndryshme. Ju si të rinj do të përballeni me sfida nga më të ndryshmet sepse njerëzit e pandërgjegjshëm do të orvaten ta shfrytëzojnë moshën e juaj të re, papërvojën dhe sinqeritetin tuaj për të arritur qëllimet e tyre të këqija dhe të dëmshme jo vetëm për garat por edhe zhvillimin e karakterit tuaj sportiv e intelektual si njerëz të kësaj shoqërie. Ne jemi të vendosur që gjatë gjithë garave të kampionatit dhe jo vetëm gjatë garave për gjatë gjithë kohës të mbikëqyrim zhvillimin e ndeshjeve, prandaj duhet të japim të gjithë kontributin që të kemi gara të shëndosha me integritet dhe suksesi e rezultati të jenë gjithmonë si epilog i asaj çka tregojnë skuadrat në fushë.
Mund të konstatohet se fillimi i kësaj fushate tregoi një interesim jashtëzakonisht të madh që u pa nga numri i pjesëmarrësve dhe që do të vazhdojë në të gjitha rajonet tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat