Hysaj me Napolin importojnë tri pikë të mëdha

Futboll

Hysaj me Napolin importojnë tri pikë të mëdha

Nga: Kemajl Goca Më: 21 janar 2018 Në ora: 14:27
Lojtarët e Napolit

Skuadra e Napolit u kthye me tri pikë të mëdha nga stadiumi Bergamo. Napolitanët triumfuan me rezultat minimal 1:0 ndaj Atalantës, në ndeshjen e javës së 21-të të Serie A në futboll.  Mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj, i dha siguri të plotë mbrojtjes së napolitanëve dhe kontribuoi në fitore kundër Atalantës së portierit Etrit Berisha. Ky ishte edhe derbi shqiptar apo në mes dy bashkëlojtarëve të kombëtares së Shqipërisë, Berisha-Hysaj. Një pakujdesi e mbrojtjes së vendasve, Dries Mertens e shfrytëzoi më së miri, duke dal i vetmuar dhe me goditje të fortë nga rreth 13-14 metra e mposhti portierin Berisha, 0:1 pikërisht në minutën e 65-të. Napolitanët kryesojnë me 54 pikë, kurs Atalanta është në pozitën e shtatë me 30 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat