Valverde: Do japim gjithçka për kampionatin, në Champions…

Futboll

Valverde: Do japim gjithçka për kampionatin, në Champions…

Më: 21 janar 2018 Në ora: 15:06
Eernesto Valverde

Trajneri i Barcelona-s, Eernesto Valverde, ka folur për përparësitë e skuadrës së tij në këtë sezon: “Objektivi ynë është La Liga. Kjo nuk do të thotë se nuk duam të fitojmë Kupën e Mbretit, duam, por La Liga është kompeticioni që do të shënjojë sezonin tonë.

“Kupa e Mbretit apo Champions League mund të humben për çështje detajesh. Espanyol, për shembull, ka shënuar kur ne kemi shtuar sulmet në kërkim të golit. Champions është një ëndërr, por jemi plotësisht të përqendruar te kampionati. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se do të heqim dorë”, ka thënë spanjolli.

Barcelona është në garë për të fituar çdo kompeticion ku merr pjesë në këtë sezon. Messi me shokë kryesojnë kampionatin me një avantazh prej tetë pikësh ndaj Atletico Madrid, që mund të shkojë në 11 me një fitore sot në fushën e Betis. Në 1/8-at e Champions League ata do të ndeshen me Chelsea-in, një ekip që nuk po zhvillon një sezon shumë të mirë.

Në fund, të enjten e ardhshme Barcelona do të presë në shtëpi rivalët e Espanyol në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Kupës së Mbretit. Objektivi, aspak i pamundur për t’u arritur, do të jetë të përmbyset humbja 1-0 e pësuar në ndeshjen e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat