Kane shpëtoi Tottenhamin

Futboll

Kane shpëtoi Tottenhamin

Nga: K.Goca Më: 21 janar 2018 Në ora: 18:55
Kane shpëtoi Tottenhamin

Southampton ndali një pikë të madhe në përballje me Tottenhamin. Ballafaqimi në mes këtyre rivalëve përfundoi baras (1:1), në kuadër të javës së 24-të në Premier League në futboll.

Në minutën e 15-të, Davinson Sanchez duke tentuar ta evitoi rrezikun shënoi autogol dhe 1:0. Pas tre minutave, Harry Kane nga afërsia shënoi me kokë dhe barazoi rezultatin 1:1.

Kane është shpëtimtar i Tottenhami e cila mban pozitën e pestë me 45 pikë, kurse  Southampton renditet i 18-ti me 22 sosh. Kane prinë me 21 gola në listën e shënuesve, tri më shumë se Salah i Liverpoolit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat