Shqipëria e mundi Azerbajxhanin

Futboll

Shqipëria e mundi Azerbajxhanin

Më: 21 janar 2018 Në ora: 19:23
Kombëtarja e Shqipërisë U-20

Kombëtarja e Shqipërisë U-20 zhvilloi  në Antalia miqësoren e parë ndaj 21-vjeçarëve të Azerbajxhanit. Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi arritën të triumfonin me rezultatin 1:0, falë golit të shënuar nga talenti i Vllaznisë, Belajdi Pusi.

Në këtë përballje, tekniku Bushi provoi shumë lojtarë të rinj, të cilët i kanë lënë përshtypje mjaft të mira trajnerit. Kombëtarja shqiptare e 20-vjeçarëve arriti të administrojë të gjithë lojën teksa mbrojti mjaft mirë avantazhin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat