Ronaldo gjakoset në duel e sipër, kërkon pasqyrë të shikojë si duket

Futboll

Ronaldo gjakoset në duel e sipër, kërkon pasqyrë të shikojë si duket

Më: 21 janar 2018 Në ora: 19:25
Kristiano Ronaldo

Kristiano Ronaldo u gjakos sot në fushë në përballjen që Reali pati me La Korunjën, dhe, ndërsa mjekët e ngritën në këmbë pas një hemorragjie në vetullën e majtë, ai kërkoi pasqyrë të shikonte si dukej, një skenë sa prekëse aq dhe qesharake. Në minutën e 84-t të ndeshjes ai shënoi golin e 6 për ekipin e tij dhe të dytin personal.

Por gjatë aksionit ai u godit me shkelm në kokë duke pësuar një të çarë në vetullën e majtë. Lojtari qëndroi disa çaste i shtrirë në tokë i gjakosur, ndërsa mjekët mundoheshin t’i ndalonin hemoragjinë. Portugezi më pas u çua në këmbë dhe i kërkoi mjekut t’i tregonte si dukej. I pakënaqur me përgjigjen, i mori celularin atij dhe shikoi veten në të, një skenë e cila po bën xhiron e rrjeteve sociale. Duket qartë se Ronaldo, sado që është lojtar I fortë, e ka mendjen në të njëjtën kohë edhe te imazhi i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat