Milani fiton me vështirësi

Futboll

Milani fiton me vështirësi

Më: 21 janar 2018 Në ora: 20:08
Franck Yannick Kessie

Milani e ka nisur mbarë vitin 2018. Pas fitores 1:0 kundër Crotones, para pushimit dimëror, Milani tani ka regjistruar një tjetër triumf.

Të besuarit e Gennaro Gattusos morën tri pikë shumë të vlefshme, duke triumfuar 1:2 në udhëtim te Cagliari.

Të parët në epërsi kaluan vendasit në minutën e tetë përmes Nicolo Barella, por Milani përmbysi shumë shpejtë gjithçka përmes Franck Yannick Kessie që shënoi në minutat 36’ dhe 43’ për rezultatin përfundimtar 2:1, pasi në 45 minutat e fundit nuk u shënua asnjë gol.

Në pjesën e dytë, u dhanë dy kartonë të kuq, një për vendasit dhe një për mysafirët.

Ricardo Rodriguez për Milanin mori të dytin të verdhë në minutën e 80’të, ndërsa në atë të 88’të, edhe Nicolo Barella, realizuesi i golit për Cagliarin, mori të dytin të verdhë, për t’u përjashtuar nga sfida.

Milani gjendet në pozitën e shtatë dhe pas kësaj fitore ka shkuar në kuotën e 31 pikëve, 23 më pak se lideri, Napoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat