Valverde: Messi, lojtari më i mirë që ekziston dhe do të ekzistojë…

Futboll

Valverde: Messi, lojtari më i mirë që ekziston dhe do të ekzistojë…

Më: 22 janar 2018 Në ora: 16:15
Ernesto Valverde

Lionel Messi është “lojtari më i mirë që ekziston dhe do të ketë ndonjëherë”, thotë trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, Messi, shënoi një gol në fitoren 5-0 të Barcelonës ndaj Real Betis, në ndeshjen e radhës të La Liga-s, të dielën. Ylli argjentinas u ngjit në kuotën e 19 golave në këtë sezon, ndërsa Luis Suarez shënoi edhe dy herë të tjera, pas golit hapës të Ivan Rakitic. “Ju duhet ta shijoni atë, – tha Valverde për Messin. – Ne kemi qenë me fat që të jetojmë epokën e tij. Unë kam vuajtur për shkak të tij dhe e di se çfarë është kështu. Tani mund të gëzoj për atë. Është një ngjarje që e sheh çdo ditë. Ai është lojtari më i mirë që ekziston dhe do të ekzistojë ndonjëherë”.

Tashmë Barcelona e sheh veten 11 pikë larg ndjëkësit më të afërt, Atletico Madrid, i cili u ndal me barazimin 1-1 nga Girona. Kampioni në fuqi i Spanjës, Real Madridi, është 19 pikë larg kreut, në vendin e katërt, me një lojë në dorë. “Për ne nuk do të jetë një ligë e mërzitshme, – u tha Valverde gazetarëve. – Do të vazhdojmë të përpiqemi t’i fitojmë ndeshjet tona, pa spekulluar për të ardhmen. Janë edhe 18 ndeshje dhe kjo është shumë. Por, çdo lojë që fitojmë do të jetë një hap shumë i madh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat