Dëmtimi i Vermaelen, belgu i Barçës do të mungojë 2 javë

Futboll

Dëmtimi i Vermaelen, belgu i Barçës do të mungojë 2 javë

Më: 22 janar 2018 Në ora: 16:22
Dëmtimi i Vermaelen

Thomas Vermaelen do të qëndrojë rreth dy javë pushim për shkak të lëndimit që pësoi të dielën në “Benito Villamarín”. Belgu u tërhoq nga ndeshja e së dielës pas një dëmtimi. Kontrollet mjekësore kanë treguar se mbrojtësi ka një lëndim të “bícepsit femoral” të këmbës së majtë. Në këtë mënyrë, faza më frytdhënëse e qendërmbrojtësit belg te Barcelona ndërpritet. Jo më pak se 13 ndeshje ka luajtur ish-lojtari i Arsenalit me Barçën në këtë sezon, derisa u dëmtua.

Me siguri, ndeshjet kundër Espanyol në Kupën e Mbretit dhe kundër Alavés në La Liga, të jenë të humbura. Përveç kësaj, ai do të humbasë, gjithashtu, edhe një gjysmëfinalen hipotetike, pasi ajo është planifikuar për më 31 janar. Belgu mund të konsiderohet një hajmali për blaugranat, që nuk kanë humbur asnjë nga 19 ndeshjet që ai ka luajtur në La LIga: 16 fitore, 3 barazime.

Dëmtimi i Vermaelen rrit mundësitë që Yerry Mina, përforcim i merkatos së dimrit, të luajë titullar kundër Espanyol, në Kupën e Mbretit. Megjithëse trajneri Valverde kishte si qëllim për ta ingranuar ngadalë kolumbianin, rrethanat mund të përshpejtojë aktivizimin e tij në ekipin katalanas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat