PSG mendon për Zidanen si pasues të Emerys

Futboll

PSG mendon për Zidanen si pasues të Emerys

Më: 22 janar 2018 Në ora: 18:47
Zinedine Zidane

Paris Saint-Germain e ka në plan që të futet në garë për trajnerin e Real Madridit, Zinedine.

Trajneri aktual i PSG, Unai Emery, që ka drejtuar klube si Almeria, Valencia dhe Sevilla, mund të largohet, shkruan Diario Sport.

Paris është lider në Ligën 1, por sezoni i kaluar ishte shumë i dobët për ta.

Image
Emery mund të largohet nga PSG

Humbje e turpshme ndaj Barcelonës me rezultat 6-1 dhe humbja e titullit nga Monaco bëri që klubi  të mendojë seriozisht largimin.

Klubi francez e ka në krye të listës, trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane.

Image
Zidane drejt largimit, e pret PSG

Ai ka kontratë me klubin nga Bernabeu deri në vitin 2020, por e ardhmja e tij tashmë është në rrezik, pas paraqitjeve të dobëta.

Zidane ka fituar një herë titullin dhe dy herë Ligën e Kampionëve me Real Madridin si trajnerin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat