Marotta: Nuk e duam Balotellin, tani as De Vrijin

Futboll

Marotta: Nuk e duam Balotellin, tani as De Vrijin

Më: 23 janar 2018 Në ora: 00:46
Giuseppe Marotta

Drejtori gjeneral i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka thënë se nuk janë të interesuar për Mario Balotellin. 

Sipas The Sun, Bianconerët kanë interesim për sulmuesin e Nice.

“Përtej dashurisë dhe vlerësimit tonë [për të] është një fantazi, një mashtrim”, ka thënë Marotta për Premium.

“Ai është një profil që nuk kemi nevojë”.

“[Stefan] De Vrij është një lojtar i mirë që do të ishte i lirë, por tani ka një marrëveshje me Lazion. Ai nuk është objektiv i yni”.

“Sa për Emre Can, ai është një lojtar i rëndësishëm që aktualisht luan për Liverpoolin. Ne e dimë se kontrata e tij po mbaron, por ai mund të rinovojë”.

“Ne do të përpiqemi ta sjellim atë tek ne, ne do të përpiqemi ta marrim atë, është një objektiv i vështirë, por mendoj që një klub i madh duhet të ketë ambicien për të arritur objektiva të vështira”.

“Përgjigja është e njëjtë edhe për [Matteo] Politanon”, ka thënë Marotta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat