Angelovski: Do të dëshiroja që ti shmangemi Kosovës

Futboll

Angelovski: Do të dëshiroja që ti shmangemi Kosovës

Nga: Reshat Ibrahimi Më: 23 janar 2018 Në ora: 11:40

Edhe seleksionuesi i përfaqësueses të Maqedonisë në futboll, Igor Angelovski do të jetë i pranishëm në hedhjen e shortit në Lozanë të Zvicrës.

“Nuk është fshehtësi, kjo është një mundësi e madhe për Maqedoninë të arrijë një rezultat të mirë për të mbajtur mend. Qëllimi është plasmani në play-off ndërsa me pak fat të arrijmë diçka edhe më të madhe. Nuk ka rival të lehtë dhe naiv në Ligën e kombeve, të gjithë duhet të respektohen. Mirëpo, gjithsesi se duhet të respektohet edhe reprezentacioni ynë”, deklaroi Angelovski.

Ne segmentin “D” në Ligën e kombeve, Maqedonia është vendosur në pjesën më të mirë ose në grupin “A”, edhe atë së bashku me Azerbajxhanin, Bjellorusinë dhe Gjeorgjinë.

Dhe, me këto kombëtare mund të luaj vetëm në play-off ose në ndeshjen finale për kualifikim në KE. Maqedonia nga grupi i dytë mund të përballet me Armeninë, Letoninë, Ishujt Fare dhe Luksemburgun.

“Sa i përket të gjitha këtyre kombëtareve nuk kam ndonjë dëshirë të veçantë, vetëm nuk dëshiroj të na bie Armenia. Nga grupi i tretë ku ndodhen Kazakistani, Moldavia, Malta dhe Lihtenshtajni do të dëshiroja këtë të fundit, pra Lihtenshtajnin. Dhe në fund nga grupi i fundit janë Andorra, Kosova, San Marino dhe Gjibraltari dhe do të dëshiroja që ti shmangemi Kosovës”, potencoi Igor Angelovski. Shorti i ligë së kombeve do të zhvillohet nesër, e mërkurë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat