Wenger konfirmon bisedimet për Aubameyang

Futboll

Wenger konfirmon bisedimet për Aubameyang

Më: 23 janar 2018 Në ora: 12:18
Aubameyang

Arsenali duket se këtë janar nuk po shkon drejt dobësimit, por forcimit të mëtutjeshëm.

Vetëm një ditë pas kompletimit të shkëmbimit kokë më kokë mes Mkhitaryan dhe Sanchez, është tekniku francez që ka konfirmuar bisedimet e mëtutjeshme për supersulmuesin e Dortmundit.

Aubameyang ka kohë që po lidhet me një largim dhe ka dy ndeshje që ai nuk performon në mesin e spekulimeve për të ardhmen e tij.

Dhe, në këto spekulime ka qenë i përfshirë drejtpërsëdrejti Arsenali dhe menaxheri Wenger, i cili si duket është afër kompletimit të kësaj marrëveshje.

Ai për Sky Sports ka konfirmuar bisedimet intensive me Dortmundin për arritjen e një marrëvedhje për lojtarin i cili po ashtu kërkon kalimin në Emirates.

28 vjeçari shihet si pjesa finale e “puzzlit” që Wenger ka kohë që po e ndërton për një Arsenal konkurrues.

U mendua fillimisht se Arsenali do të shiste vetëm Sanchezin, por në këmbim morën edhe anësorin e rrezikshëm Henrikh Mkhitaryan dhe me Aubameyangun, Topçinjtë do të krijonin ekipin ndoshta në sulmues në ishull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat