Zbulohen detaje të reja rreth transferimit të Ledian Memushajt te Bari

Futboll

Zbulohen detaje të reja rreth transferimit të Ledian Memushajt te Bari

Më: 23 janar 2018 Në ora: 13:06
Ledian Memushaj

Janë zbuluar detaje të reja rreth transferimit të Ledian Memushajt te klubi i Serisë B, Bari.

Sipas Gazzetta Dello Sport, futbollisti ka pranuar ofertën ekonomike të skuadrës puljeze dhe tashmë pret vetëm “ok” përfundimtar të Beneventos.

Në fakt, sikurse thekson kjo e përditshme, për futbollistin e Kombëtares Shqiptare kishte ardhur një ofertë edhe nga Empoli, por ajo e Barit ishte me kushte më të mira, ndaj Memushaj ka preferuar të jetë nën urdhrat e trajnerit Fabio Grosso. 

Në prononcimin e fundit pas ndeshjes së humbur 3-0 në transfertë me Bolognan, vetë Memushaj u tregua i sinqertë, duke deklaruar se pavarësisht dëshirës për të qëndruar, nuk mund të betohej për vijimin e karrierës te skuadra nga Campania.

Zyrtarizimi i marrëveshjes, nga e cila Benevento do të përfitojë 500 mijë euro, pritet të ndodhë para fundjavës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat