Chelsea me mungesa kundër Arsenalit

Futboll

Chelsea me mungesa kundër Arsenalit

Më: 23 janar 2018 Në ora: 15:42
Antonio Conte

Antonio Conte në një konferencë për shtyp para ndeshjes me Arsenalin konfirmoi nuk e ka të gjithë ekipin në dispozicion. 

Chelsea përballet me Arsenalin të mërkurën në kuadër të Carabao Cup. Morata ka një problem në shpinë i cili po e mbanë jashët fushave. Disa lojtarë të tjerë do të kontrollohen para ndeshjes nëse janë të gatshëm për lojë por janë në dyshim për këtë paraqitje, por ajo që dihet gjithashtu është dhe se Fabregas do i bashkohet Moratës në infermieri. 

Tekniku konfirmoi gatishmërinë e Andreas Christensen për këtë ndeshje. Conte në këtë konferencë konfirmoi tendencën e tij për të siguruar finalen e këtij trofeu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat