Wanda çmend tifozët e Interit, gëzon ata të Realit

Futboll

Wanda çmend tifozët e Interit, gëzon ata të Realit

Më: 23 janar 2018 Në ora: 17:45
Wanda Icardi

Wanda Icardi ka udhëtuar drejt Madridit, ku besohet se do të bisedojë me drejtuesit e Realit për transferimin e mundshëm të sulmuesit të Interit, Mauro Icardi

Wanda Icardi, agjentja dhe gruaja e Mauro Icardit ka njoftuar se ka udhëtuar drejtë Madridit për punë.

Ajo në Instagram ka publikuar dy foto, ku shihet me djalin e saj duke udhëtuar drejtë Madridit.

E përditshmja spanjolle AS shkruan se ajo mund të ketë udhëtuar për t’u takuar me drejtuesit e Realit për një transferimi të mundshëm të Icardit.

Lojtari thuhet se është dëshira kryesore e Zinedine Zidane për sulm në verën e ardhshme dhe do t’u kushtoi atyre rreth 100 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat