Carvalhal: Liverpooli, si një Formula 1!

Futboll

Carvalhal: Liverpooli, si një Formula 1!

Më: 23 janar 2018 Në ora: 17:50
Carlos Carvalhal

Trajneri i Swansea-s, Carlos Carvalhal, një periudhë nuk do ta harron fitoren e të hënës mbrëma me rezultat 1:0 në duel me Liverpoolin. Ai ka thënë se klubi nga Anfield është konsideruar prej tij si Formula 1. “Unë u kërkova falje për këtë lojë. Kam thënë se Liverpooli është vërtet top ekip dhe është ekip i fortë, por ata janë si një Formula 1, e kur një Formula 1 e vendosni në trafikun e Londrës në ora 16.00 atëherë nuk do të ecë shpejtë. Kjo është ajo që ne është dashur të bëjmë ndaj Liverpoolit, ta bëjmë të luajë një lojë që nuk pëlqen. Ne patëm mundësinë për të shënuar një gol. Na nevojitej një fitore”, ka thënë Carvalhal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat