Rikthehet Reus!

Futboll

Rikthehet Reus!

Më: 23 janar 2018 Në ora: 18:46
Rikthehet Reus

Lajme të mira për Dortmundin dhe Marco Reusin. Ai ka marrë dritën e gjelbër pas kontrollit të fundit fizik që do të thotë se e ka kaluar lëndimin në gju që e ka mbajtur larg fushave që prej qershorit të 2017. Gjuri është shëruar 100 për qind dhe nga ana mjekësore nuk ka asnjë arsye pse 28-vjeçari të mos rikthehet sa më shpejtë në fushën  lojës. Reus me siguri nuk do të jetë në ndeshjen e radhës ndaj Freiburg të shtunën. Edhe në ndeshjen tjetër të 2 shkurtit ndaj Koln ai nuk pritet të jetë pjesë e ekipit. Trajneri Stoger mendon se duhet ta marrë shtruar në mënyrë që të mos ketë dëmtime të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat